Shqipëri – Albanien

//Shqipëri – Albanien
Shqipëri – Albanien 2017-01-20T14:21:03+00:00

Project Description

Ishte dita e parë e Krishtlindjeve e vitit 1971, kur Berlinit ju dhurua lokali „Klo III“. Dy të tjerat – fillimisht të hapur në rr. Hauptstraße dhe Nestorstraße – kishin kohë, që ishin mbyllur. Vetëm nevojtorja e tretë ia doli mbanë që të mbijetonte, dhe si e tillë, tek njëri apo tjetri vizitor i Berlinit kështu edhe ka arritur që të ngulitet më fortë se sa fjala vjen, Kështjella e Charlottenburg-ut ose Ishulli i Muzeve. Sepse kjo birrari, të cilën e përfytyron më së miri si një gërshëtim i përbërë nga treni me fantazma dhe nga kabineti me kuriozitete, vizitohet me shumë dëshirë nga turistët, por gjithashtu edhe nga shumë Berlinezë, që lokalin „Klo“ e konsiderojnë si birrarinë e tyre të përhershme. S´është çudi, 40 vjet, një gjysëm jete.
Hyrja për në vendin e paqetë është plot mundime. Me të kaluar sigurimin tek dera, ju menjëherë do të pësoni goditjen nga curreli, dhe ajri i nxehtë nga dyshemeja do t´i çojë lartë fundet e grave në lartësira imorale. Direkt djathtas kemi të vendosur terrariume me lloj-lloj kafshësh të bezdisshme me sulme këlthetje të pritshme: një merimangë herafozide, një iguanë, një boa constrictor. Më në fund fare, e për faqe të zezë, një eksibicionist – por kjo duhet thënë, se nuk është i vërtetë – e hap palltonë e tij, duke e shtrirë atë sendin e tij prej plastike të ngrehur mu në korridor. Në brendinë e lokalit vazhdohet në këtë mënyrë. Pra, tavolinat lëvizin në lartësi, karriget e banakut rrëzohen, kukullat, duke rënë nga tavani, godasin me çekanë kokat e mysafirëve. Më pas stalagnitet rrëzohen nën ulërimën e skëterrës, rrufetë përshkojnë lokalin, dhe dikush desh e nxjerrë shpirtin duke bërtitur përmes altoparlantit. Janë këto shumë ide për një „nevojtore“ të rrallë. Po, pra, jo më kot janë 40 vjet!!!

Orari i shpëlarjes për çdo ditë nga ora 19!

Visit Us On Facebook